ILOVEALLAH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILOVEALLAH

ISLAM
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohu
Affiliates
Tema Fundit
» Floktarja e bijës së Faraonit
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:50 am nga Admine

» Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:23 am nga Admine

» A duhet të lexohet Bismilahi në secilin reqat?
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:15 am nga Admine

» Falja e namazit të natës me xhemat
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:12 am nga Admine

» DISKUTO RETH FACEBOOKIT
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:57 am nga Admine

» SELAMUN ALEJKUM ANTAR TE NDERUAR
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:53 am nga Admine

» Selamullahi alejkum
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:41 am nga Admine

»  Allahu Ekber,çdo brengë largohet nga zemra
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:58 pm nga Admine

» Qëndro i patundur në lutje dhe madhërrimet e tua për All-llahun
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:23 pm nga Admine

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistikat
Forumi ka 14 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Asija

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 45 artikuj v 42 temat
Sondazh
Si ju duket Forumi i motrave?
Shumë i mirë
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_lcap0%Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Mirë
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_lcap100%Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_rcap
 100% [ 1 ]
Deri diku
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_lcap0%Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Keq
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_lcap0%Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
Ora në Forum
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Vizitorët në Forum
Free counter and web stats -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- free counters
Free counters
Kohët e namazit

 

 Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine
Admin
Admine


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Empty
MesazhTitulli: Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve   Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 10:00 am

Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve Qabeja-264x176

Haxhi, akt i pasurimit shpirtëror

Haxhi është një ndër kushtet themelore të Islamit. Ai nënkupton vizitën e Qabes e cila gjendet në Mekë dhe e vendeve të bekuara përreth saj, brenda një afati të caktuar si dhe në formën e caktuar. Haxhi është shtylla e fundit dhe një ndër institucionet e fesë islame. Kryerja e tij është obligim së paku një herë në jetën e njeriut, e kjo vlen për çdo musliman dhe muslimane.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur‘anin e Tij të Shenjtë: „Zoti e ka bërë detyrim haxhin, për njerëzit që kanë mundësi…“ Al-Imran:97. Këtë obligim e gjejmë edhe në traditën profetike: „Islami është i ngritur mbi pesë shtylla… ku njëri prej tyre është kryerja e haxhit për atë që ka mundësi.“

Haxhi është prej adhurimeve që kryhen në të njëjtën kohë me shpirt dhe trup. Ai është një akt i pasurimit shpirtëror dhe përmirësimit të paisjes morale, është vazhdim i devocionit të intensifikuar dhe e një përvoje disipline, është një tërësi e interesave humane dhe diturisë inspiruese.

Faltorja e shenjtë në Mekë, është tempulli i parë i themeluar dhe i kushtuar për adhurimin e Zotit në tokë. Pastrimi nga të gjitha mbeturinat e idhujtarisë ishte shenja e ngadhënjimit të njëshmërisë së Zotit. Ata që u morën me ndërtimin e saj ishin dy prej profetëve më të mëdhenj të Allahut. Njëri prej tyre, Ibrahimi (a.s.) u hodh në zjarr, meqë hoqi dorë nga adhurimi i idhujve, ndërsa tjetri ishte Ismaili (a.s.), i cili e dorëzoi veten për t‘u bërë therror. Këta të dy të përkushtuar krejtësisht vetëm ndaj Zotit, morën nismën për ndërtimin e faltores të njohur me emrin Qabe. „Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e shtëpisë (Qabes) luteshin: Zoti ynë, pranoje prej nesh, se në të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!“ (Bekare:127)

E pra, Zoti dëshiroi që ta drejtonte të gjithë bashkësinë islame në një drejtim apo kible. Për këtë, thotë: „Ngado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde nga ana e xhamisë së shenjtë (Qabes), kjo është e vërtetë nga Zoti yt. Allahu përcjell gjithçka veproni ju.“ (Bekare:149)

Një domethënie të madhe ka koha e caktuar e kryerjes së Haxhit. Haxhi mund të kryhej edhe duke i caktuar çdo shteti një periudhë të veçantë, por duhej që muslimanët, nga të katër anët e botës të lëvizin njëkohësisht për të treguar që janë një trup i vetëm. Dhe kjo për të shtuar dashurinë në mes tyre, për të larguar ndjenjat e racizmit dhe fanatizmit, në këtë mënyrë, paraqitet forma më e plotë e vëllazërimit dhe e barazisë.

Për hir të këtyre lidhjeve historike e shpirtërore, Zoti e bëri të obligueshme kryerjen e peligrinazhit (Haxhit) në Faltoren e Shenjtë, një herë në vit.

Ritet e kësaj vizite gjallërojnë ndjenjat e besimit dhe bindjes, si dhe forcojnë edhe më shumë ndjenjat e përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit.

Mjaft domethënëse e kuptimplote janë edhe fjalët e thëna (telbija) nga çdo pelegrin, kur ai afrohet tek shtëpia e Zotit: „Të përgjigjem Ty o Zot, të përgjigjemTy, nuk ka Zot tjetër veç Teje, lavdia dhe mirësitë të kushtohen vetëm Ty, Ti je zotëruesi i gjithçkaje, nuk ka Zot tjetër veç Teje!“

Kjo telbije, është ndoshta përgjigja ndaj thirrjes së Ibrahimit (a.s.), jehona e së cilës vazhdon edhe sot e që nuk është dobësuar apo venitur aspak nga kalimi i shekujve. „Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (tavafi), që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë Razz. Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin…“ (Haxh: 26-27)

Kësaj thirrjeje të përsëritur pa pushim nga pelegrinët, i bashkangjiten të gjithë adhuruesit në tokë, gjë që e tregon qartë fjala e profetit Muhamed (a.s.): „Kur një pelegrin thotë telbijen, çdo gur, pemë apo guralec, në të djathtë të tij flet bashkë me të.“
Haxhi është bekim shpirtëror dhe pasqyron formën më të lartë të bindjes ndaj urdhërave të Zotit. Ai është i lidhur ngushtë me moralin. Për këtë, Allahu thotë në Kur‘anin e Shenjtë: „Haxhi është në muajt e mirënjohur dhe kush dëshiron të kryejë Haxhin, nuk duhet të veprojë vepra që ndalohen në Haxh, duhet të largohet nga gjynahet dhe të mos bëjë padrejtësi.“ (Bekare:197)



Si çdo adhurim tjetër edhe Haxhi ka qëllimet e tij si p.sh.:
-Ai nënkupton dorëzim të plotë ndaj urdhërave të Zotit të Lartësuar.

-Është konferenca më e madhe e paqes që njihet në historinë e njerëzimit, që ka si kryefjalë „Paqen“; paqe me Zotin, me veten, me njerëzit madje edhe me kafshët e deri tek insektet.

-Ai është demonstrim i përgjithshëm i universalitetit të fesë islame dhe një fakt i gjallë për vëllazërimin dhe barazinë e jetës nga të gjitha rangjet e klasat nga çdo vend i rruzullit tokësor. Pjesëmarrësit në të janë një, jo vetëm në fe, por edhe në mënyrën e jetesës, në rrobat që veshin e në lutjet që përsërisin, nuk ka aristokraci, por vetëm përulësi e dashuri, mbreti me ushtarin, tregtari me bujkun, shërbëtori me zotërinë e tij, i bardhi me të ziun, të gjithë janë të veshur njëlloj. Nuk ka sistem në botë që të ketë zhdukur pa forcë dallimin e klasave, ngjyrave, rangjeve, në mënyrën që e ka bërë Islami me parimet e tij. Dr. Leitner në librin e tij „Religious sistem of the World“ thotë: „Peligrinazhi na paraqet formën më të lartë të barazimit, saqë është e pamundur ta dallosh shërbëtorin nga zotëria e tij. Tërë njerëzimi merr një dukje dhe një qëndrim dhe këtu dëshmohet vëllazërimi më i ndershëm dhe barazimi më i plotë. Në këtë qytet, në Mekë, ka një forcë që bën të harrohen dallimet e privilegjet e kësaj bote.“

-Ai tregon përkushtimin e muslimanëve ndaj Zotit, e në të njejtën kohë dhe gadishmërinë e tyre për të sakrifikuar interesat materiale në shërbim të Tij.

-Ai bëhet për të njohur rrethin shpirtëror dhe historik të profetit Muhamed (a.s.), që të mund të nxjerrim inspirime të ngrohta e të forcojmë besimin.

-Bëhet me qëllim të përkufizimit të ritualeve hyjnore që i kanë bërë Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.), të cilët kanë qenë vizituesit e parë të shtëpisë së Zotit në tokë (Qabe).

-Haxhi është përkujtuesi i Mbledhjes së Madhe në Ditën e Gjykimit, ditë kur njerëzit do të qëndrojnë të barabartë para Zotit. Sepse në të këto dy raste ka shumë njerëz, të cilët janë të nënshtruar ndaj vullnetit të Krijuesit, e ata shfaqin nevojën e tyre ndaj Zotit. Gjë që e shohim të konkretizuar në Kur‘anin e Shenjtë në suren Haxh, sure e cila fillon me përkujtimin e Ditës së Gjykimit: „O ju njerëz, kijeni frikë Zotin tuaj dhe jini të bindur ndaj Tij, vërtetë tronditja e orës së Gjykimit është gjë e tmerrshme. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis fëmijën e saj…“ (Haxh: 1)

E pra, Haxhi, gjithnjë duhet të jetë koha dhe vendtakimi i të gjithë muslimanëve dhe njëherazi edhe pikëmbështetja e tyre kryesore.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://iloveallah.albanianforum.net
 
Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ILOVEALLAH :: Forumi Legjislativ :: Fikh :: Haxhi-
Kërce tek: