ILOVEALLAH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILOVEALLAH

ISLAM
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohu
Affiliates
Tema Fundit
» Floktarja e bijës së Faraonit
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:50 am nga Admine

» Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:23 am nga Admine

» A duhet të lexohet Bismilahi në secilin reqat?
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:15 am nga Admine

» Falja e namazit të natës me xhemat
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:12 am nga Admine

» DISKUTO RETH FACEBOOKIT
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:57 am nga Admine

» SELAMUN ALEJKUM ANTAR TE NDERUAR
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:53 am nga Admine

» Selamullahi alejkum
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:41 am nga Admine

»  Allahu Ekber,çdo brengë largohet nga zemra
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:58 pm nga Admine

» Qëndro i patundur në lutje dhe madhërrimet e tua për All-llahun
Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:23 pm nga Admine

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistikat
Forumi ka 14 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Asija

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 45 artikuj v 42 temat
Sondazh
Si ju duket Forumi i motrave?
Shumë i mirë
Madhështia e Ramazanit. Vote_lcap0%Madhështia e Ramazanit. Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Mirë
Madhështia e Ramazanit. Vote_lcap100%Madhështia e Ramazanit. Vote_rcap
 100% [ 1 ]
Deri diku
Madhështia e Ramazanit. Vote_lcap0%Madhështia e Ramazanit. Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Keq
Madhështia e Ramazanit. Vote_lcap0%Madhështia e Ramazanit. Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
Ora në Forum
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
Vizitorët në Forum
Free counter and web stats -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- free counters
Free counters
Kohët e namazit

 

 Madhështia e Ramazanit.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine
Admin
Admine


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

Madhështia e Ramazanit. Empty
MesazhTitulli: Madhështia e Ramazanit.   Madhështia e Ramazanit. Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 9:56 am

Motra të dashura, mos të harrojmë se në këtë muaj, Allahu i Madhërishëm liron turma-turma njerëzit nga xhehenemi dhe i fut në xhenet.



Allahu i Lartësuar thotë:
”O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim, sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare, 183)

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kush e agjëron Ramazanin me besim të plotë dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do t’i falen mëkatet e bëra më parë”. (Buhariu dhe Muslimi)

Gjithashtu, i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
”Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen me pranga djajtë.” (Buhariu dhe Muslimi)

Ky është muaji i Ramazanit, në të cilin besimtari duhet të japë maksimumin e fuqisë së tij që ta kalojë me sukses këtë garë dhe të fitojë shpërblimin që Allahu e ka përgatitur për të.

Lidhur me këtë, i Dërguari transmeton nga Allahu i Lartësuar, i Cili thotë:
“Çdo punë e birit të Ademit është vepër e tij, përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të…”

Çështja e këtij ibadeti është e lidhur shumë me qëllimin dhe zemrën e agjëruesit.Zemra e besimtarit, e cila është e nënshtruar ndaj urdhrit të Krijuesit dhe e di që një ditë do ta takojë Allahun, ka frikë nga gjuha që përgojon, nga shikimi në haram, dëgjimi në haram, etj., mirëpo në këtë muaj kujdesi duhet të shtohet shumë më shumë, sepse lehtë është të heqësh dorë vetëm nga ushqimi dhe pija.

Allahu ka sjellë bereqete të mëdha në këtë muaj. Ai mundësoi që të bëhen shumë ibadete të ndryshme që besimtari ta freskojë e ta ushqejë zemrën e tij me to.
Në këtë muaj duhet të shpeshtohet përmendja e Allahut, duatë dhe përkushtimi ynë ndaj Krijuesit.
Dhikri më madhështor është Kur’ani. Ky dhikër është pa konkurrencë dhe në vete ngërthen të gjitha llojet e përmendjes së Allahut. Askush nuk mund ta cilësojë, madhërojë, lavdërojë dhe falënderojë Allahun e Madhërishëm ashtu siç Ai ka thënë për veten e Tij në Kur’anin e Tij.

I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Vlera e fjalës së Allahut ndaj fjalëve tuaja, është sikurse vlera e Allahut ndaj juve.”
Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Sikur të ishin pastruar zemrat tona, nuk do të ngopeshin kurrë me leximin e Kur’anit.”

Prandaj, motra të nderuara, le të jetë ambicia jonë, jo vetëm në këtë muaj, por edhe në muajt e tjerë, afrimi tek Allahu i Madhërishëm me vepra sa më të mira, sepse vetëm tek Ai nuk ka dëshpërim. Tek Ai ka shpërblim, kënaqësi dhe përjetësi.E tillë duhet të jetë vendosmëria e besimtarit, në frenimin e nefsit të tij, lakmisë dhe dëshirës për të pasur në këtë botë duke e ditur se tek Allahu do të gjejë atë çka kurrë nuk e ka parë, as nuk e ka dëgjuar dhe as nuk i ka shkuar mendja për të.

Të bëjmë nijet me zemër dhe t’ia japim besën Allahut se në këtë Ramazan do ta ndryshojmë gjendjen tonë, sjelljet tona, kujdesin ndaj gjuhës, do ta shpeshtojmë përmendjen e Tij, falënderimin që i takon vetëm Atij dhe të kujtojmë me lot në sy Ditën kur do të qëndrojmë përballë Tij.

Mos të harrojmë, motra të dashura, se në këtë muaj, Allahu i Madhërishëm liron turma-turma njerëzit nga Xhehenemi dhe i fut në Xhenet.

E lusim Allahun të jemi prej atyre që Allahu ua fshin emrat nga lista e zezë e banorëve të Xhehenemit dhe na bën prej banorëve të Xhenetit! AMIN!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://iloveallah.albanianforum.net
 
Madhështia e Ramazanit.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ILOVEALLAH :: Forumi Legjislativ :: Fikh :: Ramazani-
Kërce tek: