ILOVEALLAH
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ILOVEALLAH

ISLAM
 
ForumPortaliKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohu
Affiliates
Tema Fundit
» Floktarja e bijës së Faraonit
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:50 am nga Admine

» Çdo namaz i falur në xhami, është zëvendësim i Tehijjetu’l-mesxhidit
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:23 am nga Admine

» A duhet të lexohet Bismilahi në secilin reqat?
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:15 am nga Admine

» Falja e namazit të natës me xhemat
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 11:12 am nga Admine

» DISKUTO RETH FACEBOOKIT
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:57 am nga Admine

» SELAMUN ALEJKUM ANTAR TE NDERUAR
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:53 am nga Admine

» Selamullahi alejkum
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 25, 2012 10:41 am nga Admine

»  Allahu Ekber,çdo brengë largohet nga zemra
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:58 pm nga Admine

» Qëndro i patundur në lutje dhe madhërrimet e tua për All-llahun
Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeSat Feb 11, 2012 11:23 pm nga Admine

Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Statistikat
Forumi ka 14 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Asija

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 45 artikuj v 42 temat
Sondazh
Si ju duket Forumi i motrave?
Shumë i mirë
Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_lcap0%Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Mirë
Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_lcap100%Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_rcap
 100% [ 1 ]
Deri diku
Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_lcap0%Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_rcap
 0% [ 0 ]
I Keq
Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_lcap0%Tefsiri i Ibn Kethirit Vote_rcap
 0% [ 0 ]
Totali i votave : 1
Ora në Forum
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Vizitorët në Forum
Free counter and web stats -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- free counters
Free counters
Kohët e namazit

 

 Tefsiri i Ibn Kethirit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine
Admin
Admine


Numri i postimeve : 37
Join date : 23/11/2011

Tefsiri i Ibn Kethirit Empty
MesazhTitulli: Tefsiri i Ibn Kethirit   Tefsiri i Ibn Kethirit Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 10:15 am

O Kandil Ndriçues! Nuk jam i bukur por bukurinë tënde e dua. Dua t’i flas zemrës sime me emrin tënd që emri yt të bëhen zemra ime. E në sa copë duhet të ndahet kjo zemër për t’i thënë fjalët e pathëna? Zemra më thotë se tanimë jam coptuar në kushedi sa copë dhe për t’i thënë të pathënat duhet që të gjitha copat të ngjiten e bëhen një.
Si mund t’i bashkojë copat e zemrës sime të shpërndara në errësirë, kur sytë nuk vlejnë asgjë pa dritën? Bota nuk mund të të ndriçoj ty, por ti e ndriçon botën ku bën pjesë edhe zemra ime, edhe sytë e mi. Por, lutja ime qe e kotë derisa pushova të të them: ndizu o kandil dhe më fal dritë sa t’i gjej të gjitha copat e humbura të zemrës. Kandili Yt nuk u ndizka sepse nuk u shuaka ndonjeherë, prandaj drita e tij gjithmonë paska qenë pranë syve të mi, por sytë i paskam pasur të mbyllur. Kur hapa sytë, veten e gjeta në burgun e hapur.
Atëherë e kuptova se jam gjallë, por nuk po jetoj, kam, por jam i varfër, nuk jam lyps, por vazhdoj të kërkoj. E si të të gjej ty që s’ke humbur kurrë? Gjurmët që le në rërën e shkretëtirës mes dy qyteteve, fryu era dhe i shpërndau në të gjashtë anët e botës, kështuqë, e gjithë bota u bë gjurmë e jotja. Me fjalët e mia kurrë nuk pata fuqi ta zbukuroja emrin tënd, por me emrin tënd zbukurova fjalët e mia. Të gjithë, kur duhet t’i shmangen rrezikut, dyerve të tyre u vënë drynat, por për ty rrjeta e marimangës bëhet më e sigurtë se të gjitha dyert e drynat.
“Nga vini?” – pyeti dikush. Ti i the: “Nga uji”, dhe kështu, e ruaje fshehtësinë duke thënë të vërtetën. Të gjithë jemi nga uji por të gjithëve na merr etja, e ujin e mori etja për ty o Mëshirë e Botëve. Burimet e krojet nisen për t’u bashkuar me detet, e një zemër e mallëngjyer për ty, ndoshta aq sa ka ujë e kripë në det, tha se valët e deteve përplasen mbi shkëmbinj gjithë jetën, duke dashur t’i puthin këmbët tua që ecën në brigje. E gjithë ekzistenca ëshë e mallëngjyer për Dritën e Saj, të gjitha botët flasin për Mëshirën e tyre, përveç të fjeturve. Jeta është ëndërr për të gjithë të fjeturit. Por, shpesh etja është më e fortë se gjumi, prandaj na bënë të zgjohemi dhe veten e gjejmë me mendje tek uji. E sa herë më kujtohet uji, më kujtohen edhe pesë gishtrinjtë tu që bëheshin si pesë burime për të gjithë ata që donin ta shuanin etjen e asaj dite kur dielli të jetë afruar mbi kokat e njerëzve. Që shkretëtira të mos mbetej e shkretë, i duheshin gjurmët e këmbëve tua. Ti ecje mbi rërën e nxehtë, i shoqëruar nga shoku yt besnik, që duke jetuar pranë Dritës së Kandilit tënd, tha se paaftësia për të përceptuar është përceptim. Çdo përceptim është përpjekje për ta arritur një të vërtetë, por çfarë të përceptosh kur je me të vërtetën? Çdo gjë e shohim përmes dritës, por dritën përmes kujt e shohim?
Pyetjet janë si etja e përgjigjet si uji. Etja na çon tek burimet e tilla si: El-Khef, Merjem, Ta-Ha, El-Enbija, El-Haxhxh, El Muminun, En-Nur, El-Furkan, Esh-Shuara, kaptinat vijuese të përfshira në përmbledhjen e pestë me radhë të “Kandilit Ndriçues”. Ueljetelet-taf (وَلْيَتَلَطَّفْ) është fjala e mesit të Kuranit (18:19) që derivohet nga folja lutf e cila ka domethënien e butësisë dhe njëkohësisht nga ajo rrjedh edhe fjala që nënkupton sjelljen e kujdeshme (teletuf). Kjo fjalë na e kujton vetë El Latifin (Të Butin) i cili e ka shpallur Librin që nga ai të marrin mësim të butët dhe të kujdesshmit. Në rastin përkatës, me këtë fjalë është shprehur një këshillë për të fjeturit e shpellës, mbas zgjimit të tyre.
Kur gjumi i shumëmotshëm i kishte braktisur, ata ndjenë uri, andaj dikush nga ta duhej ta linte errësirën e shpellës për aq kohë sa t’i furnizonte me ushqim shokët dhe veten por nuk duhej të vërehej nga askush se cili ishte, ku ishte dhe me kë ishte. Pikërisht për këtë është përdorur shprehja në fjalë me domethënien: le të ketë shumë kujdes, le të ketë sjellje të atillë në të cilën do të shfaqet butësia e mosshqetësimi me qëllim që të mos e shkaktojë te askush ndjesinë e dyshimit për ta. Simbolikisht, kjo ndodhi na këshillon se ata që ndjekin gjurmët e të vërtetës, duhet të jenë të veshur me petkun e butësisë, kujdesit dhe syçelësisë përballë atyre të cilëve përpiqen t’i fshijnë këto gjurmë duke qenë të veshur me qefinin e vrazhdësisë dhe moskujdesit.
Ashtu si nevoja për ushqim që e detyroi njërin nga të zgjuarit nga gjumi, të dalë nga shpella, edhe shpirtrat tanë do të jenë të detyruar të dalin nga shpella e dynjasë, për t’u ushqyer me frytet e përjetësisë. Por, për dallim nga rrëfimi në fjalë, kujdesi dhe butësia na duhen para se të dalim nga kjo shpellë e errët në të cilën u sprovuan profetët dhe të gjithë pasuesit dhe mospsuesit e tyre. Musai i vogël u hodh në det nga duart e të ëmës me premtimin se do të kthehet prapë tek gjiri i saj dhe ata që u bënë shkaktarë që ai të hidhet në det, i përpiu deti. Merjemja e Bekuar solli në jetë Isain, të vetmin fëmijë që s’e kishte të atin por s’ishte jetim, që mbas vdekjes t’ua ngjallte etërit fëmijëve të tjerë të mos mbeteshin jetimë.
Të fjeturit në shpellën prej guri, me zgjimin e tyre i zgjuan edhe të fjeturit syhapur të dynjasë, të dynjasë që vazhdon të jetë një shpellë nga e cila, herët apo vonë, duhet të dalim për ta parë të vërtetën që na e ndriçoi Drita e Ekzistencës, Muhamedi ynë s.a.v.s.
O Kandil Ndriçues! Na ndriçoftë drita jote deri në daljen e kësaj shpelle në të cilën hymë pa dëshirën tonë, por patëm mundësinë që me dëshirë të dëshmojmë se ti erdhe me Dritën e të Vërtetës!
O Mëshirë e Botëve! Mos mbetshin buzët tona pa shahadetin tënd e mos u thafshin nga etja për mungesën e fjalëve tua që shembëllehen me “ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën” (2:164). Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://iloveallah.albanianforum.net
 
Tefsiri i Ibn Kethirit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ILOVEALLAH :: Forumi Legjislativ :: Tefsir :: Tefsir-
Kërce tek: