lazimeli
Numri i postimeve : 3 Join date : 18/12/2011
| Titulli: Disa dua të njerëzve të devotshëm dhe evlijave Tue Dec 27, 2011 8:54 am | |
| “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evlijatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje. (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.” (Junus, 62-63)
Evlijatë janë njerëz të cilët i vizitojnë xhamitë, që gjithmonë gjenden në safin e parë, lexojnë Kur’anin fisnik, lavdërojnë dhe madhërojnë Allahun e Madhërishëm, falin namazin e natës dhe pandërprerë janë në dhikër.
Njëherë sahabët (shokët e Pejgamberi, a.s.,) kishin marr një rrugëtim, kurse për udhëheqës kishin Ala bin Hadremin, r.a. Me që kishin hyrë thellë në shkretëtirë dhe pasi që u ishte harxhuar edhe uji, filluan që të kërkojnë burime uji, mirëpo ujë nuk gjetën. Atëherë iu drejtuan udhëheqësit të tyre: ‘O Ala, lute Allahun, xh.sh., që të lëshojë shi!’ Alai u drejtua kah Kibleja dhe luti Allahun, xh.sh.: O i Urti, o i Gjithëdituri, o i Lartësuari, o i Madhëruari, bën që të bie shi për ne.”
Tregojnë as’habët: “Betohemi në Allahun, xh.sh., se ende pa mbaruar me lutjen, mjegullat mbuluan qiellin mbi ne dhe filloi të bie shi, nga i cili u ngopëm dhe u pastruam.”
I lartmadhërishëm qoftë Allahu, xh.sh., i Cili përgjigjet shpejt ndaj lutjeve të besimtarëve.
Berra bin Malik, r.a., ishte njëri prej sahabëve, të cilit Allahu, xh.sh., i përgjigjej kur i bënte dua. Ky sahab kishte marr pjesë në luftën e Testerit, ndërkohë që muslimanët i kishin thënë: “O Berra, lute Allahun, xh.sh., që të na ndihmojë!” Ai tha: ‘Pritni pak’. Shkoi u pastrua dhe u vesh me qefin. Pasi u kthye, duke mbajtur në duart e tij shpatën, shqiptoi duanë vijuese: ‘O Allahu im, betohem në Ty që unë sot i pari do të vdes, andaj dhe të lutem që të na ndihmosh kundër armikut’. Tregohet që ai ishte i pari që ra në luftë, kurse muslimanët korën fitore.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e kishte lutur Allahun, xh.sh., që t’i pranoj lutjet e Sad bin Vekasit, r.a., dhe sa herë që Sadi, r.a., bënte ndonjë dua, atij i pranohej. Gjersa ishte si zëvendës në Irak, një njeri shpifi kundër tij se namazin nuk e falë siç duhet, se nuk është i drejtë në gjykime. Sadi, r.a., kundër tij shqiptoi këtë dua: “Allahu im, bëje që të jetojë gjatë, që gjithë kohën të jetë i varfër dhe të përballet gjithmonë me sprova.”
Pas kësaj lutjeje të Sadit, r.a., njeriu me vite bredhi rrugëve të Kufes duke lypur. Shkonte nëpër njerëz dhe u thoshte: Unë jam plaku i cili u sprovua. Më ka goditur duaja e Sadit, r.a.
_______________
Burimi: Aid el-Karni, Bedemi Allahove zastite, Bookline, Sarajevë, 2008., fq. 324-325.
Përktheu: Mehas Alija | |
|